Lufta në Ukrainë/ Lukashenko paralajmëron Kievin: Mund të humbasë gjithë territorin nëse vijon konfliktin me Rusinë
Ukraina mund të humbasë të gjithë territorin e saj nëse vazhdon luftën me Rusinë, ka deklaruar së fundmi presidenti bjellorus Alexander Lukashenko në një intervistë.
Sipas tij, Kievi duhet “të lëvizë drejt paqes”, gjë që sipas tij duhet të shërbejë si “hapi i parë” i zgjidhjes së situatës.
“Teksa luftojnë për këto territore, ukrainasit do t’i humbasin ato,” tha ai, duke treguar fillimisht rajonet e reja të Rusisë në hartën e Ukrainës.
Lukashenko shtoi se Ukraina mund të vazhdojë të luftojë për territoret që i konsideron të sajat, por sipas tij “duhet të zgjidhet një metodë tjetër”.
LEXO TE NGJASHME