“Mund të vrasin me një urdhër nga…”, ekspertët ngrejnë alarmin: Rusia ka një rrjet agjentësh brenda Britanisë
Ish-oficerët e inteligjencës pretendojnë se Rusia ka një rrjet agjentësh në Britani, të cilët fshihen në periferi dhe mund të kryejnë vrasje me një urdhër nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Mediat e huaja shkruajnë se agjentëve rusë janë udhëzuar të integrohen në shoqërinë britanike, në përpjekje për të mos u identifikuar. Ata dyshohet se po ndihmojnë në lehtësimin e aktiviteteve të spiunazhit. Ish- oficeri i inteligjencës ushtarake britanike, Kol Philip Ingram MBE tha për ‘The Sun Online’ se mund të ketë mijëra agjentë të tillë që veprojnë në Britani.
Rasti është publikuar disa ditë pasi tre të dyshuar si spiunë për Rusinë në Britani janë arrestuar, në kuadër të një hetimi të madh të sigurisë kombëtare. Bëhet fjalë për personat e identifikuar me emrat Orlin Roussev, 45 vjeç, Bizer Dzhambazov, 41 vjeç dhe Katrin Ivanova, 31 vjeç.
LEXO TE NGJASHME