Spanja "po vdes" nga nxehtësia, toka vijon të thahet, temperaturat rekord
Thatësirat e vazhdueshme dhe shfrytëzimi i tepërt i tokës si për bujqësinë ashtu edhe për industrinë kanë ngjallur frikë në Spanjë mbi shkatërrimet që mund të ndodhin.
Frika më e madhe është kthimi i vendit në një shkretëtirë, e cila nuk ka asnjë burim uji dhe nuk do të mund të prodhojë më asnjë produkt.
“Spanja nuk do të jetë një shkretëtirë si në Sahara, kjo është e pamundur. Por degradimi i rëndë i tokës e bën atë të humbasë kapacitetin prodhues. Është shqetësuese”, tha Gabriel del Barrio-studiues.
Shkaku kryesor i kësaj katasrofe është ngrohja globale, e cila po nxit rritjen e temperaturave, që çon në avullimin e ujit dhe shkakton më shumë zjarre.
Sipas studiuesve rolin e rëndësishëm e luan edhe aktivitetin njerëzor, i cili është fajtori më i madh, veçanërisht për shkak të bujqësisë intensive.
Pavarësisht klimës së saj shumë të thatë, Almeria është shndërruar në kopshtin e perimeve të Evropës përmes serave të saj prej 40 mijë hektarësh, që prodhojnë perime dhe drithërave.
Por këto zona të prodhimit të të korrave po e përkeqësojnë problemin duke përdorur ujërat nëntokësore dhe duke shteruar rezervat.
Konventa e OKB-së për Luftimin e Thatësirës, njofton se 75 për qind e tokës së Spanjës po lufton me kushte klimatike që mund të çojnë në ekstremitet, duke u bërë vendi evropian më të kërcënuar nga problemi.
LEXO TE NGJASHME