Homazhet e Silvio Berlusconit do të bëhen në studion e Mediaset! Ja kur do mbahet funerali shtetëror

 640 0 6487108f83d07

Funerali shtetëror për Silvio Berlusconin do të zhvillohet në Katedralen e Milanos të mërkurën më 14 qershor. Fillimisht, arkivoli i ish-kryeministrit do të transportohet në Villa San Martino, në Arcore ku do i bëjnë nderimet familjaret, miqtë dhe të afërmit.

Të martën, arkivoli i Silvio Berlusconit do t’i zhvendoset në studion më të madhe televizive të Mediaset: studio 20 në Cologno Monzese, ku do i bëhen homazhe.

Presidenti i Republikës, Sergio Mattarella, do të marrë pjesë në funeralin shtetëror të Silvio Berlusconi në Milano, raporton TGCOM.

Arkivoli i Silvio Berlusconit është larguar nga spitali San Raffaele në Milano në mesditë dhe do vendoset në Villa San Martino në Arcore. Ish-kryeministri u nda nga jeta mëngjesin e sotëm (12 qershor) në moshën 86-vjeçare pasi humbi betejën me leuceminë.

Ai ishte shtruar në spitalin San Raffaele nga e premtja dhe pranë tij sot mbërritën fëmijët e tij Eleonora, Barbara, Marina dhe Pier Silvio si edhe i vëllai Paolo.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.