Lojë që përfundoi në tragjedi, nëna e shqiptarit të vrarë në Itali: Po luante 'ruletë ruse' me vëllain e shokët!

 640 0 647df0a8d2855

Aventura e një lojë të rrezikshme, siç është ‘ruleta ruse’ ka përfunduar në tragjedi për një familje shqiptare me banim në Itali!

Nëna e 20-vjeçarit, Enrico Aliaj, në një prononcim ekskluziv për Report Tv, thotë se dy djemtë dhe një shoku i tyre i përbashkët kanë qenë duke luajtur me pistoletë me mulli. Sipas dëshmisë së nënës Shqipe Aliaj, djali ka qëlluar veten.

‘Ka qenë djali Enriku, me Elhamin, vëllain e vet dhe një shok tjetër, ka qenë shok i djalit të dytë. Kanë hyrë në shtëpi bashkë. Fillimisht kanë hyrë dy djemtë, i vogli me shoku, me pas Enriku. I ka përshëndetur dhe ka pasur me vete pistoletën me mulli.

U ka thënë që po bënte një lojë, ka vendosur vetëm një plumb në të dhe u ka thënë se po bëj një lojë. Më pas djali i dytë thotë se e ka rrotulluar dhe në një moment ka rënë përtokë! U dëgjua krisma, ra djali përtokë! Shoqëri ka pasur, por për armë nuk kemi ditur gjë, në shtëpi nuk e ka pasur, a ke pasur tek puna, apo ja kë dhënë ndonjë shok, nuk e dimë!’- tha ajo.

Atë ditë rrëfen, Shqipe Aliaj, djali ka qenë pushim pasi ishte ditë feste dhe ajo bashkë me bashkëshortin kanë ikur tek kunati duke i lënë djemtë në një lokal aty pranë, ndërsa e njoftuan se do të ktheheshin në shtëpi.

‘Djali punonte në një fabrikë, por atë ditë ka qenë pushim sepse këtu ishte ditë feste! Unë dhe bashkëshorti ikëm tek kunati! I kemi lënë në lokal madje i pyeta, a do vini na thanë jo nuk do vijmë do ikim në shtëpi.’- thotë ajo.

Pas ngjarjes së rëndë, djali u mbajt në polici rrëfen e ëma për Report Tv. Djali është lënë i lirë, ndërsa tashmë të tre po qëndrojnë tek shtëpia e kunatit pasi banesa është e bllokuar si vendngjarje. Nëna tha se janë në pritje të trupit të 20-vjeçarit, pasi i është nënshtruar autopsisë.

'Djali tjetër u mbajt në polici, ne kemi qenë aty, por e kanë pyetur veçmas nesh, në ora 3 të natës kemi qenë në polici, na kanë marrë në pyetje ku kemi qenë secili. Djali tani është me ne, ka përfunduar punë me policinë, kemi dalë në 9 të mëngjesit nga policia, ku na pyetën të treve në polici. Më pas jemi larguar po qëndrojmë tek kunati sepse shtëpia është e bllokuar si vendngjarje, derisa të përfundojë eksperti dhe autopsia. Po qëndrojmë tek kunati dhe jemi në pritje të trupit.

Na kanë thënë se do ta dorëzojnë pas autopsisë. Kanë marrë telefonin, kompjuterin dhe çdo gjë që po i verifikojnë për të parë me kë ka komunikuar dhe ku mund ta ketë marrë armën, nuk kam asnjë dyshim se ku,  a shoqëria apo çfarë!’, ka thënë ajo për Report Tv.

Familja shqiptare nga Kruma e Hasit, prej 12 vitesh jetonte në Itali dhe djali kishte përfunduar studimet për elektricist.

‘Djali ka përfunduar studimet dhe më pas ka nisur punë! Ka përfunduar studimet për elektricist! Ne kemi 12 vite unë me fëmijët burri ka ardhur më herët, këtu dy vjet para nesh! Djali luante futboll ka qenë i regjistruar, por më pas e la për shkak të punës sepse punën e kishte me turne dhe nuk e ndiqte dot, herë punonte paradite, herë pasdite, herë natën.’- u shpreh ajo.

Nga ana tjetër i ati i Enriko Aliajt, Shpend Aliaj të parë pas ngjarjes tragjike tha për mediat italiane, se u qëllua aksidentalisht. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 3 qershorit në provincën e Piacenzas. Ditët e ardhshme pritet të kryhet edhe autopsia në trupin e 20-vjeçarit, për të zbardhur më shumë elementë në lidhje me trajektoren e plumbit.

Viktima merrej edhe me aktivitet sportiv ku në rrjetet sociale shfaqet duke luajtur futboll dhe me uniformë. Profesori i Enrico-s, Sergio Segalini ka thënë se komuniteti i zonës është tronditur nga ngjarja ndërsa i riu shqiptar ishte shumë aktiv në ndihmë të kujtdo që kishte nevojë për ndihmë. Enrico jetonte me prindërit e tij, vëllain e tij 18-vjeçar Elham dhe motrën e tij më të vogël./Report

 

LEXO TE NGJASHME

BIZNESE TE REKOMANDUARA

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.