Presidentja Osmani takohet me Zelenskyn në Moldavi

Screenshot 6 1 2023 1 44 10 PM

 
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e cila ndodhet në Moldavi për samitin e Komunitetit Politik Evropian, është takuar me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyy.

Në pamjet e publikuara shihet se takimi mes tyre ishte jo formal dhe në një ambient miqësor. Nuk dihet ende se çfarë kanë folur ata me njëri-tjetrin.

Në këtë samit, udhëheqësit e 27 vendeve të Bashkimit Evropian dhe të 20 vendeve të tjera evropiane janë mbledhur në Kishinjev të Moldavisë, për të diskutuar një varg çështjesh, mes tyre edhe tensionet në veri të Kosovës.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.