Lufta në Ukrainë/ Kremlini hedh akuza të forta ndaj Macron: Franca nuk mund të ndërmjetësojë paqen pasi është e përfshirë në konflikt
Franca nuk mund të ndërmjetësonte një paqe në Ukrainë, sepse ajo është “e përfshirë në mënyrë indirekte dhe direket në këtë konflikt”, ka thënë Kremlini.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov shtoi se është ende e vështirë të imagjinohet ndonjë përpjekje ndërmjetësimi.
Javën e kaluar presidenti francez, Emmanuel Macron zhvilloi një takim në Kinë, ku u prit nga homologu i tij Xi Jinping, të cilit i bëri thirrje për të ‘kthyer Rusinë në tryezën e bisedimeve, si dhe të përdorë ndikimin e tij’.
Pas një takimi mes treshes, zonja Von der Leyen tha se presidenti Xi shprehu gatishmërinë e tij për të folur me liderin ukrainas Volodymyr Zelenskyy ndërsa zoti Xi vazhdon të refuzojë të dënojë Rusinë për pushtimin e saj në shkurt të vitit 2022.
LEXO TE NGJASHME