U dënua tre herë me burgim të përjetshëm për vrasje, shqiptari shpallet i pafajshëm pas 7 vitesh

 800 0 642ee0975edc0

Gjykata Supreme e Kosovës ka shpallur të pafajshëm dhe ka nxjerr nga qelia Naser Pajazitajn, i akuzuar për vrasjen e shtetases Donjeta Pajazitaj, ngjarje e ndodhur në vitin 2015.

Një nga avokatët mbrojtës e ka bërë të ditur lajmin, teksa ka ndarë një foto me të akuzuarin që tashmë ka fituar lirinë. Naser Pajazitaj është dënuar tre herë me burgim të përjetshëm, pa prova, dhe pas 7 vitesh është shpallur i pafajshëm.

“Gjykata Supreme ka aprovuar kërkesën tonë si mbrojtje të ligjshmërisë dhe ka liruar nga të gjitha akuzat Naser Pajazitin. Ai mbajti 7 vite burg për një vrasje të cilën nuk e kishte kryer. Tri herë, pa prova, u dënua me burgim të përjetshëm.

Sot pas 7 viteve Gjykata Supreme dha drejtësi përfundimisht duke e liruar nga të gjitha akuzat Naser Pajazitin. Jam i lumtur që si mbrojtës/avokat bashke me kolegët Gëzim Kollqaku dhe Imer Beka ndihmuam që sot drejtësia të triumfoj”, shkruan avokati Ahmet Tahiri.

Ndërkohë, ky vendim nuk është pranuar nga vëllai i viktimës Donjeta Pajazitaj, shtetasi Shkëlqim Pajazitaj. Ai thotë se vendimi i Gjykatës Supreme për të liruar pas shtatë vitesh nga qelia Naser Pajazitajn, duke e shpallur të pafajshëm, tregon sesa e fëlliqur është drejtësia e Kosovës.

“Drejtesia e kosoves edhe njeher vertetoi se sa e fëlliqur eshte, edhe nje here vertetoi se njërzillaku nuk po ekzistojka, e vertetoi qe njerzimi qe punon aty e SHESIN fytyren e tyre per para. Nga sot e tutje ne nuk kemi besim as ne Polici, Gjykat e as ne Prokurori kur qe 7 vite nuk kenë ne gjendje me e zbulu te verteten. Keta me shumë jane te interesuar te marin nje page nga shteti sesa te vën drejtesi ne vendin e tyre. SHTETI po vret”, shkruan Shkëlqim Pajazitaj.

 

LEXO TE NGJASHME

BIZNESE TE REKOMANDUARA

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.