Sakrifikoi jetën për fëmijën që po mbytej, flet e afërmja e heroit shqiptar në Florida: Ai do e bënte sërish…
E ftuar në “Shqipëria Live”, e afërmja e Adem Qorrit, Behrije Qorri, i cili sakrifikoi veten për të shpëtuar një fëmijë që kishte rënë në lumë tregoi më tepër nga kjo ngjarje e trishtë.
Ajo tregoi se Adem Qorri është shpallur hero në Florida të SHBA, dhe se familja e fëmijës janë shumë mirënjohës për sakrificën që bëri i ndjeri.
"Ai ishte shumë trim, dhe jam e sigurt edhe sikur të ishte gjallë ai do e bënte sërish pa e menduar dy here. Është hapur edhe një donacion për të, me qëllim që të ndihmohet familja e tij.
Familja e fëmijës së shpëtuar janë shumë mirënjohës dhe thonë “se most ë kishte qenë Ademi, sot fëmija e tyre s’do të kishe qenë”, tha Behrje Qorri e afërmja e Adem Qorrit.
LEXO TE NGJASHME