“Mos nënvlerësoni fuqinë e Moskës”/ Paralajmëron aleati i Putinit: Rusia ka armë unike. Mund të shkatërrojnë çdo armik, përfshirë SHBA-në

putini 2 755x450

Aleati i presidentit Vladimir Putin, Nikolai Patrushev ka paralajmëruar se Rusia ka armët për të shkatërruar çdo armik, përfshirë Shtetet e Bashkuara, nëse ekzistenca e saj kërcënohet.

Më tej theksoi se Uashingtoni se po nënvlerëson fuqinë bërthamore të Moskës.

“Politikanët amerikanë të kapur në propagandën e tyre mbeten të bindur se, në rast të një konflikti të drejtpërdrejtë me Rusinë, Shtetet e Bashkuara janë në gjendje të kryejnë një sulm parandalues ​​raketor, pas të cilit Rusia nuk do të jetë më në gjendje të përgjigjet. Kjo është marrëzi dhe shumë e rrezikshme ”, tha Patrushev sot, duke folur për gazetën ruse.

Ai gjithashtu shtoi se Rusia ka armë modern, unike dhe të afta për të shkatërruar çdo kundërshtar.

“Rusia është e duruar dhe nuk frikëson askënd me avantazhin e saj ushtarak. Por ajo ka armë moderne unike të afta për të shkatërruar çdo kundërshtar , përfshirë Shtetet e Bashkuara, në rast të një kërcënimi për ekzistencë”, tha ai.

 

LEXO TE NGJASHME

BIZNESE TE REKOMANDUARA

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.