Vrasja e shqiptarit në Greqi/ Momenti kur 7 bashkatdhetarët largohen me shpejtësi me një "Jeep" luksoz
Një 39-vjeçar shqiptar është vrarë mbrëmjen e kaluar në Athinë, Greqi. Pëllumb Islami u vra aksidentalisht pas një sherri me armë mes dy grupeve shqiptare.
Menjëherë pas ngjarjes së rëndë autorët shqiptarë të sherrit vrasës në Nea Joni janë arratisur me shpejtësi me një xhip të argjendtë luksoz drejt rrugës së Kymit.
Në një video të siguruar nga protothema.gr, automjeti shihet në momentin e arratisjes pak metra larg kafenesë ku ndodhi ngjarja e përgjakshme.
Automjeti me të cilin u arratisën autorët është gjetur në orët e para të mëngjesit në zonën e Gyzit dhe është dërguar për ekspertizë në laboratorët e mjekësisë ligjore.
Hetuesit që po merren me këtë çështje përveç xhipit Cadillac që u gjet pranë kafenesë në rrugën Kastamonis, në zonën e Gyzit është gjetur edhe një Mercedes, i cili thuhet se është përdorur nga bandat.
Të dyja mjetet e gjetura nga Policia ishin marrë me qira me të dhëna të rreme pasi thuhej se qiramarrësi kishte jetonte në qendër të Athinës.
Autoritetet kanë identifikuar shqiptarët e lidhur me bandën “aktive” në trafikun dhe “mbrojtjen” e saj. Sipas informacioneve të fundit, gjithçka ka nisur kur një grup prej shtatë shqiptarësh kanë mbërritur në kafene dhe kanë nisur të debatojnë pa u ulur.
Më pas të shtatë dolën në rrugë jashtë kafenesë dhe njëri prej tyre nxorri armën dhe qëlloi. Për pasojë, shqiptari fatkeq, i cili siç u konstatua nuk kishte lidhje me grupin e bashkatdhetarëve të tij që u grindën, mbeti i vrarë.
LEXO TE NGJASHME