Dalin pamjet e sulmit me 3 të vrarë në Paris, 69-vjeçari mezi mban pistoletën në dorë

 640 0 63a993a45d6ed

Vetëm pak ditë pas sulmit në Paris, ku një 69-vjeçar vrau tre kurdë, janë publikuar pamjet e sulmit në mediat sociale.

Në video shihet autori i sulmit i veshur me një xhaketë të kuqe, teksa hyn në një berberhane dhe nxjerr pistoletën qetësisht e më pas qëllon në drejtim të kurdëve.

Ndërsa në një video tjetër shihet momenti teksa 69-vjeçari është neutralizuar nga personat që gjendeshin brenda në berberhane. 69-vjeçari, i cili gjatë marrjes në pyetje pranoi se ndjen një “urrejtje patologjike ndaj të huajve”, akuzohet për vrasjen e Emine Cara, zyrtare e Lëvizjes Kurde në Francë, si dhe dy burra.

Tre të tjerë u plagosën,  njëri në gjendje të rëndë, por jeta e tyre nuk është në rrezik. Pesë nga gjashtë personat që u sulmuan kishin nënshtetësi turke dhe një franceze. Sipas prokurorisë, nga hetimi i zhvilluar në shtëpinë e prindërve të 69-vjeçarit, ku edhe banonte, nuk u gjet asnjë provë që ai të kishte lidhje me ndonjë grup ekstremist.

Gjatë marrjes në pyetje ai pohoi se "urrejtja e tij ndaj të huajve u bë patologjike" pas një vjedhjeje në shtëpinë e tij në vitin 2016, se vuan nga depresioni dhe ka prirje vetëvrasëse "por para se të vrisja veten kam dashur gjithmonë të vras emigrantë, të huaj, pas kësaj vjedhje”.- tha thënë ai.

69-vjeçari thuhet gjithashtu se donte të vriste kurdët sepse ata "po i mbanin të burgosur në luftën e tyre kundër ISIS-it, në vend që t'i vrisnin", duke shtuar se ai synonte të përdorte të gjithë municionin që kishte "dhe të vriste veten plumbin e fundit," por e ndaluan.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.