Si veproi vrasësi gjakftohtë i dy shqiptarëve në Greqi/ “Skanoi” zonën, u fut në lokal dhe brenda pak sekondash…

 640 0 63a023b665760

Vrasësi gjakftohtë i dy shqiptarëve në Greqi fillimisht skanoi zonën në sheshin Nea Smyrni dhe më pas u fut brenda në lokalin e mbushur me klientë duke i qëlluar për vdekje.

Ekzekutuesi profesionist ka pasur objektivin e qartë dhe ka qenë i saktë në gjuajtjet e tij.

Ai mban veshur kominoshe të zeza, xhup me kapuç, çizme sportive dhe maskë kirurgjikale.

Kur afrohet drejt tavolinës ku ishin ulur viktimat është i ftohtë, nuk i interesojnë klientët përreth, nxjerr pistoletën nga xhepi i xhupit me dorën e djathë dhe qëllon.

Krimi i rëndë ndodhi pak pas orës 21:30. Pasi qëlloi mbi dy shqiptarët, vrasësi u largua nga vendngjarja.

41-vjeçari u qëllua me dy plumba në kokë dhe ndërroi jetë në vend, ndërsa 44-vjeçari mori një plumb në gjoks dhe u dërgua në spital por nuk arriti të mbijetojë.

Objektiv dyshohet se ishte 41-vjeçari. Dy viktimat njihen prej vitesh me njëri-tjetrit dhe është ngritur pista hetimit se vrasjet ndodhën për larje hesapesh

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.