Një virus i ngrirë për 48,500 vjet është 'rikthyer në jetë'
Shkencëtarët kanë zbuluar 7 lloje virusesh që ishin ngrirë dhe varrosur për mijëra vjet në permafrostin siberian dhe i rikthyen në jetë në laborator, ku edhe u replikuan.
Edhe pse mund të duket shumë e rrezikshme, sipas ekipit të studiuesve, ky lloj hetimi është thelbësor në funksion të ndryshimeve klimatike, duke marrë parasysh se akulli po shkrihet gjithnjë e më shpejt dhe organizmat e ruajtur, ndoshta të evoluar në mikrosistemet tashmë të zhdukur, mund të sillen në mënyrë të paparashikueshme dhe përbëjnë një kërcënim për shëndetin publik pasi ruajnë kapacitetin e tyre infektues.
Rritja e temperaturave në fakt mund të shkaktojë zgjimin e viruseve të lashta patogjene.
Virusi gati 50,000-vjeçar gjendet në fund të liqenit
Viruset "më të rinj" ishin ngrirë për 27,000 vjet, ndërsa "më i vjetri" për 48,500 vjet, duke e bërë atë virusin më të vjetër që është rikthyer ndonjëherë në jetë deri më tani. "48,500 vjet është një rekord botëror për një virus", thotë Jean-Michel Claverie nga Universiteti i Aix-Marseille në Francë, i cili me ekipin e tij në të kaluarën kishte sjellë tashmë në jetë dy viruse të tjerë 30,000-vjeçarë nga mbetjet e mamuthëve të ngrira në permafrost.
Virusi 48,500-vjeçar e ka origjinën nga ngrica e përhershme 16 metra nën fundin e një liqeni në Yukechi Alas, Yakutia, Rusi. Është një lloj pandoravirusi - një virus gjigant që infekton organizmat njëqelizore të njohur si ameba, siç është testuar në laborator (por ky lloj virusi nuk mund të infektojë bimët apo kafshët).
"Nëse viruset e lashta gjigante mbeten infektive pasi janë ngrirë për kaq shumë kohë, ka të ngjarë që edhe llojet e tjera të viruseve të gjitarëve do të jenë infektive," thotë Claverie.
Kontaminimet
Ndërsa 48,500 vjet mund të jenë një rekord për një virus, disa grupe shkencëtarësh thonë se kanë ringjallur bakteret e bllokuara në sedimente, akull ose kristale kripe që janë deri në 250 milionë vjet të vjetra. Megjithatë, është e paqartë nëse organizmat janë në të vërtetë kaq të vjetër ose nëse janë kontaminuar nga mostrat më të reja. 9 viruset e rikthyer në jetë nga ekipi i Claverie janë të dallueshëm nga ata të njohur tashmë.
Pse po studiohen këto virusë
“Siç është dokumentuar fatkeqësisht nga pandemitë e fundit, çdo virus i ri pothuajse gjithmonë kërkon një përgjigje të caktuar mjekësore, në formën e një vaksine antivirale. Prandaj është legjitime të reflektohet mbi rrezikun e grimcave të lashta virale që mbeten ende infektive dhe që mund të kthehen në qarkullim për shkak të shkrirjes së permafrostit,”- pretendon autori i studimit.
“Ndërsa kishte pak njerëz në Arktik që ishin të ekspozuar ndaj kërcënimeve të tilla të infeksionit, gjithnjë e më shumë njerëz po lëvizin në këto zona për të minuar burime si ari dhe diamante,” shton Claverie. Dhe hapi i parë në miniera është heqja e shtresave të sipërme të permafrostit.
Rreziku është real por është i pamundur të llogaritet.' Eric Delwart i Universitetit të Kalifornisë, San Francisko beson se rreziku i një virusi të lashtë të ngrirë në permafrostit shkakton një pandemi është shumë më të ulët sesa me viruset që qarkullojnë midis kafshëve të egra dhe shtëpiake. Rebecca Katz nga Universiteti Georgetown në Uashington nuk është e të njëjtit mendim dhe beson se rreziku duhet marrë seriozisht./corriere.it
LEXO TE NGJASHME