E rëndë/ Rrëshqitjet e dheut zënë poshtë familjen, nëna gjendet e vdekur mes rrënojave

 640 0 635fba1fb12f4

Gjithë komuniteti i Ierapetrës në Lasithi të Kretës juglindore është tronditur nga tragjedia e ndodhur në orët e para të mëngjesit në vendin e quajtur Agia Fotia, afërsisht 15 kilometra nga qyteti i katërt më i madh i ishullit.

Një turiste 47-vjeçare nga Slovenia ka humbur jetën, ndërsa djali i saj 10 vjeç dhe bashkëshorti 51 vjeç janë plagosur nga një rrëshqitje dheu që ka mbuluar komplet dhomat e tyre ku ata kalonin pushimet, pikërisht ditën e fundit para se të ktheheshin në shtëpinë e tyre.

Imazhet me dron tregojnë se si është rrafshuar plotësisht një pjesë e kompleksit të apartamenteve me qira të ndërtuara në shpatin e malit.

Tragjedia ka ndodhur në mesnatë kur një masiv shkëmbi, është shkëputur dhe duke u rrokullisur ka rënë mbi disa dhoma të këtij kompleksi duke i shkatërruar ato plotësisht.

Operacioni i brigadave të shpëtimit me 50 zjarrfikës ka vazhduar për më shumë se 6 orë për të nxjerrë familjen e turistëve nga rrënojat.

Ata arritën të shpëtojnë djalin e vogël me babanë që kishin pësuar dëmtime të vogla, kurse nëna u gjet më vonë pa jetë poshtë gurëve.

Profesori i Fakultetit të Gjeologjisë dhe Gjeomjedisit të Universitetit Kombëtar dhe Kapodistrian të Athinës Efthimios Lekkas ka deklaruar se bëhet fjalë për një fenomen gjeologjik që u përshpejtua për shkak të reshjeve të 15 ditëve të fundit në Kretë.

Sipas tij për tiu shmangur këtyre tragjedive, nuk duhet të ndërtohen shtëpi apo hotele në këto vende kur relievi është i rrezikshëm dhe infrastruktura e papërshtatshme.

 

LEXO TE NGJASHME

BIZNESE TE REKOMANDUARA

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.