Gjoba kush ngrohet me kondicioner, kriza energjetike "zhyt në errësirë" qytetet
Veç dritave të rrugëve, fasadat e ndërtesave publike dhe monumentet nëpër qytetet europiane nuk do të shndrisin më gjatë natës këtë dimër.
Prej 1 shtatorit, porta e Brandenburgut, monumenti ikonë i Berlinit nuk ndriçohet më pas orës 22:00 deri në 05:00 të mëngjesit, po ashtu edhe monitorët e reklamave apo ndriçimi i vitrinave.
Ky është normaliteti i ri për gjithë Europën, që po përballet me krizën më të rëndë të energjisë që prej luftës së dytë botërore.
Sulmi rus në Ukrainë goditi dhe importin nga Rusia të naftës dhe gazit, duke bërë që çmimet e energjisë të arrijnë nivele marramendëse.
Për të përballuar situatën, Bashkimi Europian ka vendosur uljen me 15% të konsumit të gazit. Për të kursyer energji, vende si Franca do të gjobisin të gjitha bizneset që ngrohen me kondicioner, me deri 750 euro, nëse mbajnë dyert hapur.
Në Spanjë dhe Itali, temperatura e ngrohjes me kondicioner nuk lejohet më e lartë se 27 gradë Celcius për t’u freskuar dhe më shumë se 19 gradë për t’u ngrohur në ndërtesa publike./TemA
LEXO TE NGJASHME