Dyshimet për rrezatim bërthamor/ Ukraina shpërndan pilula jodi te civilët

dyshime.berthamor.ukraine

Ukraina ka nisur të shpërndajë pilula jodi për civilët pranë termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia, mes frikës së një rrjedhje radioaktive për shkak të bombardimeve të vazhdueshme

Sipas Daily Mail, Oleksandr Starukh, guvernator i këtij rajoni, ka udhëzuar banorët që jetojnë në një rreze prej 30 miljesh që të përdorin jodur kaliumi.

Ai tha se pilulat po shpërndahen në rast të një rrjedhje radioaktive.

Reth 25 mijë tableta janë dorëzuar në qytetin e Enerhodar. Këto pilula ndihmojnë në bllokimin e përthithjes së jodit radioaktiv nga gjëndrat tiroide në rast të një katastrofe bërthamore.

Ndërkohë një ekip ndërkombëtar i mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së u drejtua sot për në centralin bërthamor të Zaporizhzhias në Ukrainë, aty ku në afërsi të saj zhvillohen luftime mes forcave ruse dhe ukrainase.

Frika nga një katastrofë e mundshme bërthamore ka nxitur reagimin e ndërkombëtarëve. Ukraina akuzon forcat ruse se me sulmet e saj po rrezikon centralin bërthamor të Zaporizhias. Nga ana tjetër, Moska i mohon këto pretendime.

“Duhet të mbrojmë sigurinë e objektit më të madh bërthamor të Europës dhe Ukrainës”, tha drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.

Ekipi mbikëqyrës i OKB do të verifikojë nëse ka dëmtime nga luftime në centralin bërthamor dhe do të vlerësojë kushtet në të cilat punon stafi ukrainas.

OKB dhe Ukraina kanë bërë thirrje për tërheqjen nga centrali i Zaporizhzhias të pajisjeve ushtarake.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.