Marrëveshja Kosovë-Serbi, reagon NATO: E mirëpresim, por mbesim vigjilent

kosove.serbi.natoo

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka reaguar në lidhje me marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për kalimet kufitare mes dy vendeve.

Stoltenberg përmes një postimi në Twitter ka mirëpritur marrëveshjen dhe ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti dhe presidenti Aleksandar Vuçiç që çështjet e pazgjidhura t’i zgjidhin përmes dialogut. Ai shtoi se megjithëse marrëveshja u arrit, KFOR-i mbetet vigjilent sa i përket sigurisë.

“E mirëpres marrëveshjen e lehtësuar nga BE-ja për lëvizjen e lirë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Unë i inkurajoj të dy, presidentin Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin Albin Kurti për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura përmes dialogut politik”, ka shkruar Stoltenberg.Kosova dhe Serbia më 27 gusht kanë arritur marrëveshje për heqjen dorë nga lëshimi i dokumenteve për hyrje-dalje për shtetasit e dy shteteve. Kjo marrëveshje nënkupton se qytetarët e Serbisë dhe ata të Kosovës, do të mund të kalojnë kufirin me kartat e tyre të identitetit, pa pasur nevojë që të pajisen me një letër shtesë të hyrje-daljes. Këtë praktikë Serbia e kishte aplikuar prej 11 vitesh, ndërsa Kosova lëshoi dokumente të tilla vetëm për disa orë gjatë 1 gushtit.

 

 

 
 
 
 
 
Jens Stoltenberg
 
@jensstoltenberg
·
Follow
I welcome the EU-facilitated deal on free movement between #Kosovo and #Serbia. I encourage both @predsednikrs & @albinkurti to resolve outstanding issues through political dialogue. @NATO_KFOR remains vigilant.
 
 
616
 
Reply
 
Copy link

 

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.