Pa përfunduar Covid-19 dhe lia e majmunit shpërthen gripi i domates

korona ve maymun cic

Ndërsa bota po lufton me epidemitë Covid-19 dhe lisë së majmunit një alarm i ri epidemie vjen na India.

Dhe bëhet fjalë për gripin e domates.

Sëmundja u zbulua për herë të parë në maj të këtij viti dhe deri tani janë infektuar 82 fëmijë nën moshën pesë vjeç.

Gripi i domates i cili ka marrë emrin nga flluskat kuqe që formohen në lëkurë shkakton temperaturë të lartë, skuqje dhe dhimbje të forta kyçesh.

Deri më tani ai ka qënë i kufizuar në rrethin Kollam të shtetit indian të Kerala, Anchal Aryankavu, Neduvathur aty pranë dhe autoritetet kanë marrë masa për të siguruar që ai të mos përhapet.

Sipas informacioneve nga India, thuhet se sëmundja e “gripit të domates” është shumë ngjitëse, ata që janë në kontakt me raste të konfirmuara janë të izoluar për një javë.

Simptoma më e dukshme e gripit të domates janë flluska të mëdha të kuqe në lëkurë.

 Simptoma të tjera përfshijnë temperaturë të lartë, lodhje, dhimbje trupi dhe dhimbje të forta kyçesh.

Nuk ka asnjë vaksinë apo trajtim për gripin jo-fatal të domates. 

Ekspertët shprehen se trajtimi më efektiv kundër virusit të gripit të domates është marrja e shumë lëngjeve dhe pushimi.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.