Senati amerikan miraton projektligjin historik për kujdesin shëndetësor dhe klimën
Senati amerikan të dielën ka miratoi projektligjin e demokratëve për kujdesin shëndetësor, taksat dhe klimën prej 750 miliardë dollarësh, një fitore e rëndësishme për presidentin Joe Biden dhe partinë e tij.
Drita jeshile për ligjin për uljen e inflacionit erdhi me 51 vota pro dhe 50 kundër.
Demokratët e fituan atë falë votës së nënpresidentes Kamala Harris.
Presidenti Joe Biden është shprehur:
“Kjo ul deficitin dhe kostot për familjet”.
Tashmë ky projektligj shkon në Dhomën amerikane ku duhet të miratohet pa problem.
Edhe pse dukshëm më pak se 3.5 trilion dollarë të propozuar fillimisht nga Biden, masa është një fitore për demokratët, tre muaj para zgjedhjeve afatmesme në nëntor dhe për Presidentin Biden.
Shpenzimet e planifikuara do të financohen me një taksë minimale prej 15% për kompanitë që realizojnë fitime vjetore mbi një miliard dollarë, një taksë prej 1% për kompanitë që blejnë aksionet e tyre dhe me një fuqizim të Shërbimit të të Ardhurave të Brendshme, agjencia e të ardhurat amerikane.
Masa "do të ndihmojë çdo qytetar të këtij vendi dhe do ta bëjë Amerikën një vend më të mirë", tha udhëheqësi i shumicës në Senat, demokrati Chuck Schumer.
Republikanët e kanë hedhur poshtë nismën, duke e cilësuar si të dëmshme për amerikanët, sepse ata besojnë se e vë ekonominë në rrezik, tashmë në prag të recesionit.
Efekti i taksave të reja mbi kompanitë, argumentojnë ata, do të ndikojë negativisht në krijimin e vendeve të punës dhe do të rrisë çmimet më tej.
Konservatorët janë përpjekur deri në të fundit ta ndalojnë atë dhe të ngadalësojnë miratimin e saj falë procedurës 'vota-a-rama', e cila i lejon senatorët të propozojnë një numër të pakufizuar amendamentesh për t'u votuar, radhazi, në fund të vitit.
Presidenti amerikan është në fakt i bindur se masa është plotësisht në përputhje me qëllimin e tij për të rritur ekonominë 'nga poshtë lart'.
Biden i duhet gjithashtu në funksion të zgjedhjeve afatmesme të nëntorit, në të cilat ai përballet me vështirësi me 69% të amerikanëve të bindur se ekonomia po përkeqësohet.
LEXO TE NGJASHME