Brenda një muaji 43 klinika në SHBA nuk ofrojnë më mundësinë e abortit
Të paktën 43 klinika nëpër Shtetet e Bashkuara nuk ofrojnë më mundësinë e aborteve, pasi Gjykata Supreme ka përmbysur një ligj që mundësonte këtë procedurë.
Këto të dhëna janë publikuar nga Instituti Guttmacher, grup kërkimor që mbështet qasjen në aborte.
Me vendimin e Gjykatës Supreme, aborti nuk është bërë me automatizëm ilegal në SHBA – mirëpo shtetet mund të vendosin nëse do të lejojnë diçka të tillë.
Radio Evropa e Lirë shkruan se prej vendimit të Gjykatës, të marrë më 24 qershor, 11 shtete kanë ndaluar abortet pas javësh së gjashtë të shtatzënisë apo tërësisht procedurën.
Si rezultat 43 klinika, duke përfshirë 23 në Teksas, pesë në Okllahama dhe pesë në Allabama, nuk ofrojnë më këtë shërbim.
“Gjendja veçse e mjerueshme në qasjen për abort do të vazhdojë të përkeqësohet, pasi më shumë shtete do të miratojnë ndalesa në abort në javët apo muajt vijues”, kanë thënë autorët e studimit.
Disa shtete, sikurse Luiziana dhe Dakota Veriore, kanë ligje për ndalim të aborteve.
Rreth gjysma e shteteve amerikane, sidomos në jug, pritet që të ndalojnë tërësisht këtë procedurë.
LEXO TE NGJASHME