Vuhani izolon një milion banorë pas raportimit të katër rasteve me COVID-19
Qyteti kinez Vuhan ka izoluar pothuajse një milion njerëz, pas raportimit të katër raporteve asimptomatike me koronavirus.
Në këtë qytet janë raportuar rastet e para me këtë virus më 2020.
Banorëve të lagjes Xhanksia u është thënë të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre për tri ditë, pas raportimeve të rasteve të infektimit.
Kina zbaton strategjinë e ‘zero rasteve me COVID’, duke përfshirë testime masive dhe izolime të ashpra.
Një masë e tillë ka rezultuar me më pak vdekje sesa në shumë shtete tjera në botë.
Megjithatë, strategjia është duke u kritikuar pasi njerëzit dhe bizneset po vazhdojnë të përballen me kufizime.
Vuhani është bërë i njohur për botën në fillim të vitit 2020, pasi shkencëtarët kanë zbuluar një koronavirus të ri dhe ky ka qenë qyteti i parë në botë që ka zbatuar masa të ashpra të izolimit.
Masën e njëjtë më vonë e ka ndjekur edhe pjesa më e madhe e botës.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020.
Deri më tani janë regjistruar mbi 6 milionë njerëz të vdekur me këtë virus.
LEXO TE NGJASHME