Kosova nënshkruan me SHBA, marrëveshjen 236 milionë dollarë në fushën e energjisë
Shtetet e Bashkuara dhe Kosova nënshkruan të mërkurën në Uashington marrëveshjen e programit kompakt të Korporatës amerikane Sfidat e Mijëvjeçarit përmes së cilës pritet të investohen mbi 236 milionë dollarë në sektorin e energjisë. 202 milionë do të sigurohen nga qeveria amerikane.
Marrëveshja, e cila sipas zyrtarëve të Kosovës, është investimi më i madh që do të bëhet në sektorin energjitik në 40 vitet e fundit u nënshkrua nga Ministrja e Ekonomisë së Kosovës, Artane Rizvanolli Berisha dhe Shefja e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit, Alice Albright, njofton Zëri i Amerikës.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti ishin të pranishëm në nënshkrimin e marrëveshjes.
“Është një marrëveshje tejet e rëndësishme, një mbështetje e jashtëzakonshme e SHBA-së për Republikën e Kosovës që edhe njëherë e vulos partneritetin e palëkundur me Shtetet e Bashkuara”, tha për Zërin e Amerikës, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas nënshkrimit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke folur për Zërin e Amerikës, vlerësoi se në kohën e krizës globale energjitike për shkak të sulmit rus në Ukrainë dhe inflacionit që pasoi dhe “në kohën kur Kosova nuk arrin që me prodhimin e saj në stinën e dimrit të mbulojë konsumin…nuk kemi mundur të paramendojmë një marrëveshje më të mirë sesa kjo që bëmë tani me Korporatën e Sfidës së Mijëvjeçarit”.
Zonja Albright tha se puna me Kosovën ka filluar para disa vitesh në programin përmes së cilit Kosova do të ndihmohet tej mase në sektorin energjetik.
“Në të gjitha nivelet është një ditë e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara, Korporatën Sfidat e Mijëvjeçarit dhe Republikën e Kosovës. Qeveritë dhe të dyja shtetet janë miq shumë të mirë dhe kjo marrëveshje është burim krenarie për të gjitha palët e përfshira”, tha zonja Albright për Zërin e Amerikës.
Qëllimi i ndihmës financiare amerikane është të sigurohet pavarësia e sektorit të energjisë në Kosovë, duke u përqëndruar në ruajtjen e energjisë elektrike për periudha kur nevoja është më e madhe, sidomos në kohë dimri. Projekti po ashtu ka për qëllim edhe rritjen e burimeve njerëzore, sidomos trajnimi i grave dhe punësimi i tyre në sektorin energjitik të Kosovës, një fushë që kryesisht dominohet nga burrat.
Ministrja e Ekonomisë së Kosovës, Artane Rizvanolli Berisha i tha Zërit të Amerikës se derdhja e fondeve do të nisë të bëhet pasi Kosova të bëjë disa ndryshime ligjore, të domosdoshme për zbatimin e marrëveshjes.
Marrëveshja e nënshkruar të mërkurën në Uashington pritet të ratifikohet të enjten në Kuvendin e Kosovës.

LEXO TE NGJASHME