Franca urdhëron dyqanet me ajër të kondicionuar të mbyllin dyert

 kondicioner.francaaa

Qeveria franceze do të detyrojë të gjitha dyqanet me ajër të kondicionuar të mbyllin dyert dhe të fikin reklamat me ndriçim gjatë natës, në një përpjekje për të ulur përdorimin e energjisë.

Ministrja e Tranzicionit të Energjisë, Agnes Pannier-Runacher thotë se është "absurde" lënia e dyerve hapur ndërkohë qëkondicineri është në punë, pasi mund të çojë në 20% më shumë konsum të energjisë.

Bizneset që thyejnë urdhër-ndalimin, i cili do të hyjë në fuqi në ditët e ardhshme kur Pannier-Runacher të nxjerrë dekrete të reja, do të përballen me një gjobë prej 750 eurosh.

Disa qytete si Bourg-en-Bresse, Lyon, Besançon dhe Parisi kanë tashmë rregulla komunale në fuqi që nga mesi i korrikut, por tani qeveria synon ta zgjerojë iniciativën në të gjithë vendin.

Ndërsa një ndalim për reklamat me ndriçim midis orës 1 dhe 6 të mëngjesit zbatohet aktualisht në qytetet me më pak se 800,000 banorë, rregulloret e reja do ta bëjnë atë të zbatueshëm pavarësisht nga madhësia e popullsisë.

ANPCEN, një shoqatë franceze e cila bën fushatë kundër ndotjes nga ndriçimi, tha se kjo shkon në zbatimin e rregulloreve - gjë që aktualisht nuk ndodh.

Konventa e Qytetarëve për Klimën e Presidentit Emmanuel Macron kishte propozuar kufizime edhe më ambicioze për ndotjen nga ndriçimi dhe përdorimi i energjisë elektrike, duke përfshirë ndalimin e të gjitha ekraneve të video-reklamave në hapësirat publike dhe në transportin publik, por këto ide përfundimisht u refuzuan.

*Ndotja nga ndriçimi ose drita artificiale gjatë natës, është përdorimi i tepërt ose i dobët i dritës artificiale të jashtme, dhe prish modelet natyrore të jetës së egër, kontribuon në rritjen e dioksidit të karbonit (CO2) në atmosferë, prish gjumin e njeriut dhe i errëson yjet në qiell.

 

LEXO TE NGJASHME

BIZNESE TE REKOMANDUARA

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.