Marrëveshja për grurin Rusi-Ukrainë/ A ka shanse për përfundimin e luftës?

 640 0 gruri jpg 1658435481

Ukraina dhe Rusia nënshkruan një marrëveshje, e cila i lejon Kievit të rifillojë eksportin e grurit përmes Detit të Zi. Marrëveshja do lehtësojë krizën e ushqimit në botë, pasi Ukraina është një nga prodhuesit më të mëdhenj në planet të grurit

 

Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres tha se ishte e paprecedent që dy palët, të ngërthyera në një konflikt të përgjakshëm, të bien dakord për një marrëveshje të këtij lloji.

Presidenti turk, Erdogan shkoi më tej, duke parashikuar se kjo mund të krijojë skenën për hapa të mëtejshëm që do i japin fund luftës plotësisht.

Por pavarësisht shenjave shpresëdhënëse, një marrëveshje më e gjerë duket një mundësi mjaft e largët.

Ditët e fundit, Rusia ka treguar se mund të jetë edhe njëherë e gatshme të zgjerojë qëllimet e saj të luftës, ndërsa këtu në Kiev flitet se kur dhe ku mund të nisë Ukraina një lloj kundërofensive.

Ardhja e armëve të sofistikuara perëndimore i ka dhënë Ukrainës një ndjenjë të përtërirë optimizmi.

Dje, kreu i Shërbimit të Inteligjencës Britanike MI6, Richard Moore, parashikoi se fushatës së Rusisë shumë shpejt do i mbarojë avulli, duke i dhënë Ukrainës mundësinë për t’u kundërpërgjigjur.

Nëse do ketë një proces më të gjerë paqeje, pas marrëveshjes së arritur në Stamboll, duket se vetëm presidenti Erdogan aktualisht po flet për të.

 

LEXO TE NGJASHME

BIZNESE TE REKOMANDUARA

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.