Ukraina dhe Rusia do të nënshkruajnë sot, marrëveshje jetike për eksportin e grurit

gruri.rusi.ukraine

Ukraina dhe Rusia do të nënshkruajnë një marrëveshje përparimi të premten, e krijuar për të ndihmuar në lehtësimin e krizës globale të ushqimit, shkaktuar nga eksportet e bllokuara të drithërave në Detin e Zi.

Kjo shënon marrëveshjen e parë të madhe midis palëve ndërluftuese që nga pushtimi që Rusia i bëri në shkurt, fqinjit të saj dhe vjen pasi çmimet globale të ushqimeve janë rritur dhe njerëzit në disa nga vendet më të varfra të botës përballen me urinë.

Marrëveshja është ndërmjetësuar nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara dhe presidentit turk Rexhep Tayyip Erdoğan do t'i bashkohet Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres për një ceremoni nënshkrimi në orën 13:30 (GMT) në Pallatin luksoz Dolmabahçe të Stambollit.

Bisedimet e para të drejtpërdrejta midis delegacioneve ushtarake të palëve ndërluftuese që nga marsi, të ndjekura në Stamboll javën e kaluar nga zyrtarë turq dhe të OKB-së, dolën me një draft fillestar për zgjidhjen e ngërçit.

Palët duhej të ishin takuar sërish këtë javë për nënshkrimin e mundshëm të një marrëveshjeje zyrtare.

Por presidenti rus Vladimir Putin kërcënoi se do t'i prishte bisedimet duke paralajmëruar të martën se ai priste që çdo marrëveshje të diskutonte gjithashtu edhe eksportet e bllokuara të grurit të vendit të tij.

Ministri i Jashtëm Sergej Lavrov ishte gjithashtu i rezervuar për çdo marrëveshje të mundshme që po arrihej, duke pretenduar se autoritetet në Kiev po bllokojnë bisedimet.

Lufta pesëmujore po zhvillohet në një nga rajonet më pjellore të Evropës nga dy nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të drithit.

Pothuajse i gjithë drithi zakonisht dërgohet jashtë rajonit përtej Detit të Zi.

Zyrtarët ukrainas thonë se nuk i besojnë Moskës

Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu të enjten i pranoi shqetësimet e Putinit.

“Kur ta zgjidhim këtë çështje, do të hapet jo vetëm rruga e eksportit për drithërat dhe vajin e lulediellit nga Ukraina, por edhe për produktet nga Rusia”, tha ai.

Kur ta zgjidhim këtë çështje, do të hapet jo vetëm rruga e eksportit për drithërat dhe vajin e lulediellit nga Ukraina, por edhe për produktet nga Rusia”.

“Edhe nëse këto produkte ruse nuk preken nga sanksionet, ka bllokime në lidhje me transportin detar, sigurimet dhe sistemin bankar”, shtoi Çavuşoğlu. "Shtetet e Bashkuara dhe BE kanë dhënë premtime për t'i hequr këto."/ar.sh/SYRI.NET

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.