Aborti, SHBA: Departamenti i Drejtësisë njofton krijimin e një task force
Departamenti amerikan i Drejtësisë ka njoftuar krijimin e një task force për të mbrojtur të drejtën e grave për abort.
Task force do të drejtohet nga zëvëndësprokurorja e përgjithshme Vanita Gupta dhe do të mbikqyrë qeveritë lokale dhe ligjet që kërcënojnë të drejtat e grave.
‘Gjykata-shpjegoi Gupta në një deklaratë- hoqi të drejtën kushtetuese për abort, duke i penguar gratë në të gjithë vendin të jenë në gjendje të marrin vendime për trupin e tyre, shëndetin dhe të ardhmen e tyre. Departamenti i Drejtësisë është i përkushtuar që të mbrojë aksesin në shërbimet riprodhuese.’
Nën udhëheqjen e Vanita Guptas, grupi i punës do të ndërmarrë veprime ligjore kundër qeverive shtetërore dhe lokale që shkelin mbrojtjen federale të abortit ose vendosin dënime penale ose civile ndaj punonjësve federalë që ndihmojnë gratë të abortojnë.
Si pjesë e kësaj strategjie, grupi i punës do të padisë gjithashtu shtetet që përpiqen të ndalojnë ilaçet e përdorura që ndihmojnë në abortim.
LEXO TE NGJASHME