Shinzo Abe: Mijëra njerëz të pikëlluar i bëjnë nderimet e fundit në funeral, ish-kryeministrit

totenwache shinzo abe1657604868

Mijëra njerëz në zi janë vënë në radhë këtë të martë për të bërë nderimet e fundit ndaj ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe.

Funerali privat, i cili është i hapur vetëm për miqtë dhe familjen e ngushtë, është duke u zhvilluar në tempullin Zojoji të Tokios.

Pas funeralit, makina e varrimit që mban trupin e Abe do të kalojë përmes qendrës së Tokios.

67-vjeçari u qëllua për vdekje të premten e kaluar, kur po mbante një fjalim për fushatën në Nara në jug të Japonisë.

Brenda tempullit Zojoji po kryhen ritet budiste. Jashtë dhe përtej Tokios, flamujt po valëviten në gjysmështizë.

Një procesion funerali të martën pasdite do të kalojë pranë objekteve historike si ndërtesa e parlamentit, ku Abe hyri për herë të parë si ligjvënës në 1993 dhe nga zyra, prej së cilës drejtoi vendin si kryeministër.

Abe ishte kryeministri më jetëgjatë i Japonisë i pasluftës dhe një nga politikanët e saj më me ndikim.

Policia tha se personi i armatosur e vuri në shënjestër atë për shkak të zemërimit që kishte ndaj një grupi fetar ku ai besonte se Abe ishte pjesë.

Sulmi shkaktoi valë tronditëse në një vend ku rastet e dhunës me armë janë jashtëzakonisht të rralla.

Image

Image

Image

Image

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.