Ç' po ndodh? Rusia njofton mbledhjen e jashtëzakonshme të parlamentit

 640 0 62cbf1c67d697

Parlamenti i Rusisë pritet të mbajë një mbledhje urgjente së shpejti, për të diskutuar disa çështje të rëndësishme.

Ky është njoftimi i lëshuar nga Këshilli organizativ i parlamentit, megjithëse nuk jepet datë se kur do të mbahet mbledhja e jashtëzakonshme.

Dhoma e ulët e parlamentit tha se ka "çështje që kërkojnë zgjidhje urgjente" dhe nevojën për të marrë në konsideratë iniciativat e qeverisë.

Zërat janë që takimi mund të mbahet të premte, por asgjë nuk është e sigurt akoma.

Anëtarët e këshillit u mblodhën sot për të diskutuar mbi mbledhjen, por nuk pati një njoftim publik të drejtpërdrejtë dhe nuk u publikua asnjë agjendë për mbledhjen e parlamentit.

 

LEXO TE NGJASHME

BIZNESE TE REKOMANDUARA

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.