Thatësira e madhe, Italia shpall gjendjen e jashtëzakonshme në veri

Thatësira e madhe

Italia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në pesë rajone veriore që rrethojnë lumin Po për shkak të thatësirës më të madhe në 70 vjet.

Emilia-Romagna, Friuli Venezia Giulia, Lombardia, Piemonte dhe Veneto do të marrin 36.5 milionë euro fonde emergjence për të trajtuar mungesën e ujit, njofton BBC.

Thatësira kërcënon më shumë se 30% të prodhimit bujqësor të Italisë, sipas sindikatës bujqësore Coldiretti.

Disa komuna tashmë kanë shpallur se uji do të shpërndahet me racion.

Moti i pazakontë i nxehtë dhe reshjet e pakta gjatë dimrit dhe pranverës kanë shtuar mungesën e ujit në Italinë veriore.

“Gjendja e jashtëzakonshme synon ta menaxhojë situatën aktuale me mjete dhe kompetenca të jashtëzakonshme”, tha qeveria italiane.

Qeveria tha se mund të marrë masa të mëtejshme nëse situata nuk përmirësohet.

Lumi Po është lumi më i gjatë i Italisë, që rrjedh drejt lindjes për më shumë se 650 km.

Fermerët në Luginën Po thonë se uji i kripur i detit po depërton tani në lumë, duke shkatërruar të korrat.

Gjatë fundjavës, të paktën shtatë persona vdiqën pasi u kapën në një ortek të shkaktuar nga shembja e një akullnaje në Alpet veriore italiane.

Kryeministri Mario Draghi tha se kjo ishte "pa dyshim" e lidhur me ngrohjen globale.

Image

 

LEXO TE NGJASHME

BIZNESE TE REKOMANDUARA

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.