Putini do vdesë brenda 2 viteve/ Inteligjenca ukrainase: Lideri rus vuan nga disa sëmundje
 
 640 0 62b9e58c47d61
 

Dyshimet për jetën e Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin janë rritur së tepërmi. Sipas gjeneralmajorit ukrainas, Kyrylo Budanov, presidenti Putin vuan nga sëmundje të ndryshme “dhe nuk ka jetë më shumë se dy vjet”, shkruan DailyMail.

Ai theksoi se spiunët e Kievit depërtuan brenda Kremlinit, ndërsa sipas tij, u kuptua se Putini është i prekur nga një varg sëmundjesh.

Ne disa takime i ulur, presidenti rus u filmua duke lëkundur këmbën, ndërsa në një pamje tjetër u pa duke qëndruar me vështirësi.

Qëndrimi i dobët i tij nëpër takime dhe fytyra e fryrë ngritën spekulime rreth shëndetit të tij. Këto zëra u shtuan qëkur Putini nisi një mision “denazifikimi” në Ukrainë.

Në një analizë të publikuar në revistën politike “Newsweek”, u ngritën dyshime që presidenti Putin është duke vdekur.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.