Greqi: Dyfishohen infektimet me Covid brenda një dite, kalojnë shifrën 12,500

greqi.rriten.infektimet

Athinë - Numri i rasteve të reja me koronavirus në Greqi arriti në 12,537 në 24 orët që përfunduan të martën në mëngjes, një rritje e ndjeshme nga 4,832  raste të së hënës.

Vdekjet e lidhura me Covid-19 gjithashtu u rritën: nga 11 një ditë më parë shkuan në në 14, duke e çuar numrin zyrtar mbarëkombëtar të vdekjeve që nga fillimi i pandemisë në 30,115, sipas Organizatës Kombëtare për Shëndetin Publik (EODY).

Të martën ishin 96 pacientë me Covid në ventilatorë, një më pak se të hënën.

Autoritetet shëndetësore thanë se kishin kryer gjithsej 154,731 teste në 24 orët e fundit (16,783 PCR dhe 137,948 antigjen të shpejtë).

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.