Lufta në Ukrainë mund të zgjasë me vite, paralajmëron shefi i NATO-s

lufta.ukraine.zhjat.vit

Perëndimi duhet të përgatitet të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në një luftë që do të zgjasë me vite, ka paralajmëruar shefi i NATO-s.

Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg tha se kostot e luftës ishin të larta, por çmimi për ta lënë Moskën të arrjë qëllimet e saj ushtarake do të jetë dhe më i madh.

Stoltenberg është shprehur dërgimi i më shumë armëve do ta bënte më të mundshme një fitore për Ukrainën.

"Ne duhet të përgatitemi për faktin se mund të duhen vite. Ne nuk duhet të heqim dorë nga mbështetja e Ukrainës," tha shefi i NATO-s në një intervistë me gazetën gjermane Bild duke shtuar;

"Edhe nëse kostot janë të larta, jo vetëm për mbështetjen ushtarake, edhe për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë dhe ushqimeve."

Shefi i aleancës ushtarake tha se furnizimi i Ukrainës me më shumë armë moderne do të rriste shanset e saj për të qenë në gjendje të çlironte rajonin lindor të vendit Donbas, shumica e të cilit aktualisht është nën kontrollin rus.

Gjatë muajve të fundit forcat ruse dhe ukrainase kanë luftuar për kontrollin e territorit në lindje të vendit – me Moskën që ka bërë përparime të ngadalta javët e fundit.

Ndërsa  kryeministri britanik Boris Johnson akuzoi Vladimir Putinin e Rusisë se po përdorte "përpjekje për të shkatërruar Ukrainën me brutalitet të plotë".

 "Koha është faktori jetik. Gjithçka do të varet nëse Ukraina mund të forcojë aftësinë e saj për të mbrojtur tokën e saj më shpejt sesa Rusia mund të rinovojë kapacitetin e saj për të sulmuar."

Kryeministri britanik i cili vizitoi kryeqytetin e Ukrainës të premten, tha se furnizimet me armë, pajisje, municione dhe trajnime për Kievin duhet të tejkalojnë përpjekjet e Moskës për t'u riarmatosur.

Ndëra zyrtarët ukrainas kanë folur troç ditët e fundit për nevojën për të rritur furnizimin me armë të rënda në vend nëse forcat ruse atje do të mposhten.

 

LEXO TE NGJASHME

BIZNESE TE REKOMANDUARA

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.