Zelensky premton se do ta ‘çlirojë’ territorin e marrë nga rusët
Ukraina do të “çlirojë” të gjitha qytetet, qytezat dhe rajonet e pushtuara tani nga forcat ruse, tha Zelensky në një fjalim inkurajues drejtuar kombit.
“Ne do të vijmë në Kherson. Dhe banorët e zakonshëm të Khersonit do të takojnë ushtrinë tonë në rrugët e qytetit… Do të vijmë në Melitopol. Dhe ne do t’u kthejmë të gjithë banorëve të Melitopolit mundësinë për të jetuar pa frikë”, tha Zelenskyy.
“Ne do të vijmë në Mariupol. Dhe ne do ta çlirojmë qytetin për herë të tretë”, tha ai, duke shpjeguar se qyteti u çlirua fillimisht nga nazistët në vitin 1943 dhe më pas përsëri, më 13 qershor 2014, nga separatistët e mbështetur nga Rusia.
“Ne do të vijmë në Enerhodar. Dhe dua t’ua përsëris të gjithëve, që dolën në rrugë kundër ushtrisë ruse, që refuzuan të bashkëpunojnë me pushtuesit dhe që na presin sot. Dua të përsëris se ne nuk e kemi harruar Enerhodarin tonë për asnjë ditë”, shtoi ai.
LEXO TE NGJASHME