SHBA heq testin e COVID-19 për udhëtimet ndërkombëtare

SHBA heq testin e COVID

SHBA ka hequr testin e COVID-19 për udhëtimet. Administrata e Biden-it hoqi kërkesën për udhëtimet ndërkombëtare, duke i dhënë fund një prej masave të fundit të qeverisë të krijuar për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve njoftuan të Premten se vendimi do të aplikohej që mëngjesin e së dielës. Ndër të tjera Agjencia shëndetësore tha se do të vazhdojë të monitorojë gjendjen e pandemisë dhe do të rivlerësojë nevojën për një rikthim të testimit nëse situata ndryshon.

“Ky hap është i mundur për shkak të përparimit që kemi bërë në luftën tonë kundër COVID-19,” tha sekretari amerikan i Shëndetësisë Xavier Becerra.

Linjat ajrore dhe grupet e turizmit kanë bërë presion mbi administratën për muaj të tërë për të eliminuar kërkesën e testimit, duke thënë se kjo i dekurajon njerëzit të rezervojnë udhëtime ndërkombëtare sepse ata mund të bllokohen jashtë shtetit nëse infektohen me virusin gjatë udhëtimit të tyre.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.