Vizitë e papritur e shefes së BE-së në Ukrainë

be.ukraineee

Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen ka mbërritur në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

Vizita e saj nuk është njoftuar më parë për arsye sigurie.

Von der Leyen pas mbërritjes në Kiev, deklaroi:

"Po kthehem në Kiev për të takuar Presidentin Zelensky dhe kryeministrin Shmyhal. Ne do të bëjmë një bilanc të punës që do të duhet të bëhet së bashku për rindërtimin" e Ukrainës dhe "progresin e bërë" nga vendi "në rrugën e tij evropiane".

'Përditësimi për çështjen e kandidaturës së vendit që do të bëhet në takimet e sotme “do të kontribuojë në vlerësimin tonë, i cili do të arrijë së shpejti”, shtoi ajo.

Kujtojmë që dhe dy muaj më parë von der Leyen vizitoi Kievin për të parë nga afër maskarën e kryer nga rusët në Bucha.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.