Rusia shpall 'non grata' edhe 61 shtetas amerikanë të tjerë
Rusia ka shpallur “non grata” 61 zyrtarë të tjerë amerikanë dhe drejtues kryesorë të mbrojtjes dhe mediave, duke i ndaluar hyrjen në vend, tha të hënën Ministria e Jashtme ruse, sipas CNN.
Lista përfshin krerët e firmave kryesore, platformave mediatike, agjencive të vlerësimit dhe kompanive të ndërtimit të avionëve dhe anijeve, si dhe zyrtarë individualë të Departamentit të Shtetit të SHBA-së.
Ministria tha se sanksionet ishin në përgjigje të “sanksioneve të SHBA-së kundër figurave politike dhe publike ruse, si dhe përfaqësuesve të bizneseve vendase”. Sanksionet përfshijnë Sekretaren e Thesarit Janet Yellen, Përfaqësuesen e Tregtisë Katherine Tai dhe kreun e Zyrës së Koordinimit të Sanksioneve James O’Brien.
Kjo listë përfshinte shumicën e senatorëve amerikanë dhe anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve, ish-zyrtarë dhe zyrtarë aktualë të qeverisë, gazetarë, personel ushtarak, avokatë, qytetarë dhe CEO.
LEXO TE NGJASHME