Marrëveshje historike, BE ndalon shumicën e importeve të naftës ruse

european council russia sanctions

BE ka rënë dakord të ndalojë rreth 75% të importeve të naftës ruse.

Embargoja mbulon naftën ruse të sjellë nga deti, por ka një përjashtim të përkohshëm për importet e dërguara me tubacion për të qetësuar Hungarinë dhe vendet e tjera të shqetësuara për ndikimin në ekonominë e këtyre vendeve që do të ketë kjo embargo.

Hungaria merr më shumë se 60% të naftës së saj nga Rusia dhe mbështetet në naftën bruto që vjen nga tubacioni i epokës sovjetike Druzhba, segment për të cilin BE vendosi të bërë përjashtim. 

Charles Michel, presidenti i Këshillit Evropian, tha:

"Ne duam të kthehemi në Këshillin Evropian sa më shpejt të jetë e mundur për të adresuar këtë përjashtim të përkohshëm dhe për t'u siguruar që ne do të jemi në gjendje të synojmë të gjithë naftën ruse".

Ai tha se 75% e importeve të naftës ruse në BE do të ndalohen menjëherë, duke u rritur në 90% deri në fund të vitit.

Paketa e gjashtë e sanksioneve të BE-së që nga pushtimi i Ukrainës do të ndërpresë gjithashtu marrëdhëniet me bankën më të madhe ruse, Sberbank, nga SëIFT, sistemi global për transfertat financiare nga i cili blloku më parë ndaloi disa banka më të vogla ruse.

Tre transmetues të tjerë shtetërorë rusë do të ndalohen të transmetojnë programet e tyre në vendet e BE-së.

"Ne duam të ndalojmë makinën e luftës ruse," tha zoti Michel, duke i quajtur masat një "arritje të jashtëzakonshme".

“Më shumë se kurrë është e rëndësishme të tregojmë se jemi në gjendje të jemi të fortë, se jemi në gjendje të jemi të vendosur, se jemi në gjendje të jemi të ashpër”.

Emmanuel Macron, presidenti francez, përshëndeti saksionet duke thënë:

"Si evropianë, të bashkuar dhe në solidaritet me popullin ukrainas, ne po marrim sanksione të reja vendimtare".

Volodymyr Zelenskyy, presidenti ukrainas, ishte më pak entuziast, duke thënë se ishte dashur shumë kohë për të rënë dakord për sanksionet e reja në Evropë. 

Ai theksoi se këto sanksione janë prezantuar gati dy muaj më parë.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.