Rusia sulmon 40 qytete në rajonet e Donbasit dhe Luhanskut

katerdh

Forcat ruse kanë sulmuar më shumë se 40 qytete në rajonet lindore Donbas dhe Luhansk, tha ushtria e Ukrainës.

"Okupatorët qëlluan mbi më shumë se 40 qytete në rajonin Donetsk dhe Luhansk, duke shkatërruar ose dëmtuar 47 objekte civile, përfshirë 38 shtëpi dhe një shkollë. Si rezultat i këtij bombardimi pesë civilë vdiqën dhe 12 u plagosën," tha Task Force e ushtrisë së Ukrainës në Facebook.

Muajin e kaluar, Rusia e ka kthyer fokusin e saj në marrjen e kontrollit të plotë të rajonit të Donbasit.

Rusia ka dërguar mijëra trupa në rajon, duke sulmuar nga të tri anët në një përpjekje për të rrethuar forcat ukrainase që qëndrojnë në qytetet Severodonetsk dhe Lysychansk. Rënia e tyre do ta vinte të gjithë provincën Luhansk nën kontrollin rus, një synim kryesor i luftës së Kremlinit.

Të dielën, Guvernatori i Luhanskut, Serhiy Gaidai, kishte akuzuar Rusinë për "politikën e tokës së djegur" në përpjekjet për të kapur Severodonetsk.

Gaidai paralajmëroi se forcat ruse kanë shkatërruar të gjitha, përveç një ure, mbi lumin Donets dhe tha se qyteti është në rrezik shkëputjeje.

Image

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.