Në korrik Gjermania do të dorëzojë 15 tanket e para “Gepard” në Ukrainë

Gepard 1a2 overview 600x360

Ministri gjerman i mbrojtjes, Christine Lambrecht ka konfirmuar se vendi do t’i dorëzojë Ukrainës 15 tanke “Gepard” në korrik. Lambrecht në një bisedë me homologun ukrainas, Oleksii Reznikov ra dakord për këtë vendim ndërsa lufta vijon.

Sipas Sky News mendohet që tanket Gepard do të furnizohen me municion “të mjaftueshëm”. Në prill, Gjermania njoftoi se për herë të parë do të furnizonte Ukrainën me armë të rënda, përkatësisht tanke të mbrojtjes ajrore “Gepard”.

Kjo ndodhi pasi kritikët akuzuan Berlinin se po zvarritet në dërgesat e armëve të rënda në Kiev. Që prej asaj kohe, Gjermania premtoi shtatë obus vetëlëvizës në Kiev dhe ka nisur me trajnimin e trupave ukrainase me këto armë.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.