Rusia i ndërpret furnizimin me gaz se nuk pagoi me rubla, Finlanda: Jemi të përgatitur!
Gazprom i Rusisë i ka ndaluar sot eksportet e gazit Finlandën fqinje, si pasojë e përshkallëzimit të mosmarrëveshjes së pagesave.
Gazprom që tha se kjo ishte për shkak se Helsinki (kompania e importit të Gasum) nuk kishte paguar pagesat e prillit në rubla, siç kërkoi Moska.
“Ne jemi përgatitur me kujdes për këtë situatë dhe do të jemi në gjendje të furnizojmë me gaz të gjithë klientët tanë në muajt në vijim' është shprehur Mika Wiljanen, CEO i Gasum (kompania finlandeze e energjisë), në lidhje me vendimin e Moskës për të ndërprerë furnizimin me gaz të vendit nordik.
"Gasum - thuhet në një deklaratë të kompanisë - do të furnizojë klientët e saj me gaz natyror nga burime të tjera përmes tubacionit Balticonnector. Stacionet e karburantit në zonën e rrjetit të gazit do të vazhdojnë të funksionojnë normalisht".
LEXO TE NGJASHME