I pari lider nga Ballkani Perëndimor në Ukrainë, Talat Xhaferi tregon takimin me Zelenskyn

Ballkani Perëndimor

Kryetari i Parlamentit në Maqedoninë e Veriut Talat Xhaferi ka ndarë përvojën e tij në Kiev dhe takimin me presidentin Zelensky.

Xhaferi tha gjatë intervistës në Opinion, se ai ishte i pari nga Ballkani Perëndimor që viziton Kievin në situatën e luftës.

Pjesë nga intervista

Fevziu: Ju ftuan apo deshët vetë të shkonit në Kiev?

Xhaferi: Edhe desha edhe na ftuan. Nisja është e bazuar në ftesen e Kryetarit të Kuvendit të Ukrainës dhe Kryetari i  parlamenteve të Europës.

Fevziu: Si udhëtuat?

Xhaferi: Me të marrë ftesën kam komunikuar me Ambasadën e Ukrainës dhe kam shprehur vendimin që ti përgjigjem ftesës. Jam, jo vetëm shqiptari, por i pari edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Fevziu: Ke dalë para Ramës …

Xhaferi: Rama është Kryeministër. Është komunikuar me parlamentin e Ukrainës. Janë dhënë udhëzimet. Është vendosur qe udhëtimi të bëhej Vjenë - Varshavë. Nga aty me makine në kufi dhe më pas me linje speciale hekurudhore.

Fevziu: Si është situata?

Xhaferi: Pjesa perëndimore nuk është e përfshirë në luftime. Normal qe nuk duken dëmtimet, pasi ka ne disa vende te caktuara, por jo masive.

Itinerari ishte per të vizituar Buchan. Nuk vizituam varret.

Fevziu: Takimi me Zelenskyn ishte i konfirmuar?

Xhaferi: Nuk ishte konfirmuar për arsye te tjera konfidenciale. Takimi i parë ishte me përfqësues të parlamentit. Vëzhgimi i përbashkët i zonës së Buchas dhe shkatërrimet. Prej aty jemi kthyer ne Kiev.

Fevziu: Zelensky, si dukej emocionalisht?

Xhaferi: Ke te besh me nje person shume stabel emocionalisht, i vendosur dhe i qetë në vendimarrje. Nuk rrezaton asnjë lloj shqetësimi. I plotësonte të gjitha, të jetë udhëheqësi që është./Opinion.al/

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.