Kancelari gjerman pret sot në takim, Albin Kurtin dhe Aleksandër Vuçiç
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do të zhvillojnë sot takime të ndara në Berlin me kancelarin gjerman Olaf Scholz në Berlin.
Lajmi është bërë i ditur nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rhode me anën e një postimi në Twitter. Ai ka njoftuar edhe se Scholz do ta mbajë një konferencë të përbashkët me kryeministrin kosovar, pas takimeve, në orën 16:00.
Lajmin e kishte bërë të ditur edhe zëdhënësi i qeverisë gjermane, Wolfgang Büchner, më 29 prill 2022, në Berlin, në kuadër të konferencës së rregullt të qeverisë gjermane për media.
Në qendër të të dy takimeve veç e veç do të jenë "qëndrimet ndaj luftës agresore të Rusisë në Ukrainë, bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve", tha Büchner.
Kurti dhe Vuçiç do të takohen në Berlin, po atë mbrëmje, në prani të ndërmjetësuesit të BE-së për çështjen e dialogut, Miroslav Lajçak, i cili vjen në Berlin me ftesë të kancelarit Scholz.
LEXO TE NGJASHME