Presidenti i Ukrainës, Zelenskyy, mban sot fjalim në Kuvendin e Shqipërisë

kuvend.zalensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy do të mbajë sot sot një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë, në orën 13:00, direkt nga Kievi, nëpërmjet platformës Zoom.

Lajmi bëhet i ditur zyrtarisht nga Kuvendi që ka thirrur sot më 3 maj, një seancë plenare të posaçme në orën 11:00.

Lajmin e konfirmoi edhe Kryeministri Edi Rama, i cili shkroi në mëngjes në Fb:  "Dhe me lajmin se sot në orën 13:00 Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do t'i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë drejtëpërdrejtë nga Kievi, ju uroj një ditë të mbarë".

Mesazhi i Zelenskyt për popullin shqiptar është në vazhdën e disa mesazheve të presidentit ukrainas, drejtuar kombeve që e kanë mbështetur dhe po e mbështesin fuqimisht luftën e vendit të tij kundër agresionit rus.

Në njoftimin e lëshuar nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, thuhet se Sekretari i Përgjithshëm është ngarkuar me marrjen e masave për sigurimin e infrastrukturës së nevojshme për realizimin e lidhjes direkte me z. Zelenskyy gjatë seancës plenare. 

Shkresa e Kuvendit:Image

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.