Greqia heq kufizimet Covid për të gjithë turistët përpara sezonit kyç të verës
Athinë - Greqia i hoqi kufizimet e Covid-19 të dielën për fluturimet nga jashtë dhe brenda vendit, tha Autoriteti i saj i Aviacionit Civil, përpara sezonit të turizmit veror që zyrtarët shpresojnë se do të shohë rikthim të të fitimeve pas pandemisë.
Për të fluturuar me avion për brenda ose jashtë Greqisë, udhëtarëve u kërkohej më parë të tregonin një çertifikatë vaksinimi, ose një çertifikatë që thoshte se ishin shëruar nga koronavirusi ose një test negativ.
Por që nga 1 maji, pasagjerët dhe ekuipazhi do të duhet të mbajnë vetëm një maskë për fytyrën, tha Autoriteti i Aviacionit Civil.
Sezoni veror i turizmit fillon zakonisht pas Pashkës Ortodokse Greke, e cila ishte më 24 prill. Greqia pret një numër të lartë vizitorësh këtë vit, me zyrtarët që parashikojnë të ardhurat të arrijnë në 80% të niveleve të 2019-ës. Ky ishte një vit rekord përpara se pandemia të ndalonte udhëtimet.
Me zbehjen e infeksioneve, restorantet dhe dyqanet me pakicë u kthyen në kapacitetin 100% të dielën, duke lejuar klientët të hyjnë pa dëshmi të vaksinimit, por me maskë.
Greqia ka raportuar 3,323,922 raste deri më tani dhe 29,153 vdekje nga Covid.
Ministria e Shëndetësisë e Greqisë ka konfirmuar zyrtarisht se vendi do të heqë kufizimet e hyrjes për të gjithë udhëtarët që vijnë në vend që nga 1 maji.
LEXO TE NGJASHME