Rriten rastet me hepatit akut tek fëmijët në Evropë

hepatit.europe.femijee

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, ka thënë se po rritet numri i rasteve me hepatit akut te fëmijët që kanë qenë të shëndetshëm paraprakisht në Zonën Ekonomike Evropiane.

Deri më 20 prill ishin regjistruar 111 raste në Britani dhe deri më 27 prill, rreth 55 raste tjera janë raportuar në 12 shtetet e Zonës Ekonomike Evropiane.

Për raste të reja është raportuar edhe në Shtetet e Bashkuara, Izrael dhe Japoni.

Shumica prej pacientëve janë shëruar, por për një pjesë i është dashur të bëjnë transplant të mëlçisë.

Shefja e rregullatorit evropian, Andrea Ammon, ka thënë gjatë javës se shifra e saktë e rasteve me hepatit nuk dihet ende.

OBSH konfirmoi më herët se të paktën një vdekje është raportuar në lidhje me shpërthimin e sëmundjes misterioze të mëlçisë .

Për momentin, hipotezat kryesore janë ato të një inflamacioni të shkaktuar si pasojë e një infektimi të mëparshëm me Sars Cov 2 apo nga ndonjë adenovirus, e këtu janë përqendruar për momentin verifikimet.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.