Covid-19: Kina përballë dilemës së bllokimit në Pekin, pasi infektimet shënuan rekord
Autoritetet kineze po shqyrtojnë seriozisht vendosjen e një bllokimi në Pekin pasi rastet e konfirmuara me Covid-19 në kryeqytetin e vendit arritën në 100 të mërkurën. Por pas një bllokimi shumëmujor të kritikuar në Shangai, një mundwsi e tillë mund të ketë një kosto shumë të lartë ekonomike dhe politike.
Të paktën 113 persona janë infektuar me Covid-19 në kryeqytetin e Kinës, njoftuan autoritetet shëndetësore të mërkurën dhe presioni po rritet tek zyrtarët vendorw për të ndaluar infektimin. Rreth 1,300 kilometra larg, në qytetin më të madh të Kinës, nw Shangai, tashmë është vendosur një bllokim i rreptë ndaj popullsisë qw gjatë muajit të kaluar në një përpjekje për të frenuar përhapjen e variantit shumë ngjitës Omicron.
Shmangia e gabimeve të Shangait
Por pamja nw Pekin mund të jetë më e zymtë, pasi shifrat e fundit në kryeqytetin kinez nuk përfshijnë rastet e zbuluara gjatë valës së testimit të nisur të dielën: Autoritetet, në fakt, kanë vendosur që 21 milionë banorët e Pekinit duhet t'i nënshtrohen tre testeve gjatë pesë ditëve.
Pushteti vendor dëshiron të shmangë me çdo kusht përsëritjen e gabimeve të Shangait: Testimi kishte filluar atje vetëm pasi rastet arritwn në 1000, tepër vonë për të kontrolluar epideminë pa përdorur artilerinë e rëndë të politikës "zero Covid" të Kinës, bllokimin e rreptë. Masat drastike ende në fuqi pas një muaji çuan në një shprehje të rrallë tw zemërimit publik në Kinën komuniste, e udhëhequr nga një regjim që ka shumë pak tolerancë ndaj disidencës politike.
Autoritetet e Pekinit këmbëngulin se nuk do të vendoset asnjë bllokim i stilit të Shangait, por ata pranojnë se "situata e epidemisë është komplekse dhe e rëndë", tha të martën Tian Wei, një zëdhënës i qeverisë lokale.
Megjithatë, disa kufizime tashmë janë vënë në fuqi. Ky është veçanërisht rasti në distriktin Chaoyang, ku është regjistruar shumica e infektimeve në kryeqytet. Një nga zonat më të njohura dhe të rëndësishme të kryeqytetit, Chaoyang mbart shumicën e ambasadave të huaja, si dhe dyqanet luksoze perëndimore, restorantet dhe baret elegante.
Tani është një zonë jashtëzakonisht e qetë. Disa blloqe ndërtesash janë mbyllur dhe rrugët janë pothuajse të shkreta, raportoi South China Morning Post.
Nga altoparlantët brenda supermarketeve jepen mesazhe që sigurojnë popullatën se tezgat janë të furnizuara mirë dhe nuk do të ketë mungesa të stilit të Shangait, duke krijuar një atmosferë të pazakontë.
LEXO TE NGJASHME