Biden do të bëjë një deklaratë për luftën e Ukrainës kundër Rusisë

biden.deklarate

Presidenti i SHBA Joe Biden do të mbajë një fjalim në mbështetje të luftës së Ukrainës kundër Rusisë të enjten.

Presidenti amerikan Joe Biden do të flasë për luftën e Ukrainës kundër Rusisë të enjten, disa ditë pasi administrata e tij dërgoi dy zyrtarë të rangut të lartë në Ukrainë.

Presidenti do të deklarojë mbështetjen për ukrainasit që mbrojnë vendin e tyre dhe lirinë e tyre kundër luftës brutale të Rusisë”, tha një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë për median amerikane The Hill.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin shkuan në Kiev gjatë fundjavës për të takuar Presidentin Volodymyr Zelensky dhe zytarë të tjerë ukrainas.

Austin tha të hënën se një nga objektivat e SHBA-së për të ndihmuar Ukrainën është të "shohë Rusinë të dobët" në mënyrë që të mos "bëjë gjërat që ka bërë".

Vizita erdhi pasi Biden njoftoi një paketë ndihme ushtarake prej 800 milionë dollarësh javën e kaluar për të ndihmuar Ukrainën të luftojë forcat pushtuese ruse në rajonin Donbas të Ukrainës lindore, vetëm një javë pasi shpalli një paketë të veçantë prej 800 milionë dollarësh.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.