Rusia i ndërpreu furnizimin me gaz/ Polonia: Ne ia dalim vetë! Bullgaria: Gazi po përdoret si armë politike
Ofruesi i energjisë polake “PGNiG2 ka konfirmuar tani se furnizimet me gaz rus në vend janë ndërprerë.
Kompania importoi më shumë se gjysmën e gazit të saj përmes Gazprom në tre muajt e parë të këtij viti, por Polonia thotë se “do t’ia dalë” pa gazin rus dhe mund ta marrë atë diku tjetër.
Ofruesi polak i energjisë tha se depozitimi i tij nëntokësor i gazit ishte pothuajse 80% i plotë dhe, me afrimin e verës, kërkesa është më e ulët.
Nga ana tjetër, Bullgaria thotë se ka paguar tashmë plotësisht furnizimet e gazit të prillit dhe ka akuzuar Gazprom për shkelje të kontratës së saj.
“Për momentin, gazi natyror po përdoret më shumë si një armë politike dhe ekonomike në luftën aktuale,” tha ministri bullgar i energjisë Aleksandër Nikolov.
Gjiganti energjetik i Rusisë Gazprom ndërpreu plotësisht furnizimin me gaz si për Bullgarinë ashtu edhe për Poloninë pasi nuk ka marrë pagesat e prillit në rubla.
Njoftimi vjen pasi presidenti rus Vladimir Putin kërkoi që vendet që konsiderohen “jomiqësore” ndaj Rusisë duhet të fillojnë të paguajnë për furnizimet me gaz nga vendi në rubla – diçka që Polonia dhe Bullgaria kanë refuzuar ta bëjnë.
Kërkesa shihet si një përpjekje për të rritur rublën, e cila është goditur nga sanksionet perëndimore.
Vende të tjera evropiane gjithashtu kanë refuzuar të paguajnë në rubla – por tani Polonia dhe Bullgaria janë të vetmet dy që Rusia ka njoftuar se po ndërpret furnizimet.
LEXO TE NGJASHME