Kreu i OKB dhe Putini ranë dakord për evakuimin nga uzina e çelikut në Mariupol
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres dhe Presidenti rus Vladimir Putin u takuan të martën për herë të parë që kur Rusia pushtoi Ukrainën, me Kombet e Bashkuara që thanë më vonë se kishin rënë dakord për organizimin e evakuimeve nga uzina e rrethuar e çelikut në qytetin më të goditur, atë të Mariupolit, njofton Euronews.
Ndërkohë, kompania shtetërore ruse Gazprom tha se do të ndërpresë furnizimin me gaz për Poloninë dhe Bullgarinë, sepse këto shtete refuzojnë të paguajnë në rubla dhe kryeministri britanik Boris Johnson ka hedhur poshtë një pretendim rus se NATO po bën një "luftë me prokurë" në Ukrainë.
Tri zhvillimet më të rëndësishme deri në orën 6:58
Shefi i OKB-së dhe Putini i Rusisë ranë dakord për evakuimin më kyç nga Ukraina.
Gjermania është afër bojkotit dhe daljes e pavarur nga gazi i Rusisë, tha Zëvendëskancelari.
Refugjatët vazhdojnë të ikin nga Ukraina lindore
Shpërthime janë dëgjuar në Rusi
Një seri shpërthimesh u dëgjuan në orët e para të së mërkurës në tre provinca ruse në kufi me Ukrainën, thanë autoritetet, dhe një depo municioni në provincën Belgorod mori flakë në të njëjtën kohë.
Guvernatori rajonal i Belgorodit, Vyacheslav Gladkov tha se një zjarr në depon e municioneve pranë fshatit Staraya Nelidovka, ishte shuar dhe asnjë civil nuk u lëndua.
Rusia këtë muaj akuzoi Ukrainën se sulmoi një depo karburanti në Belgorod me helikopterë dhe hapi zjarr në disa fshatra në provincë.
Provinca Belgorod kufizohet me rajonet e Ukrainës, Luhansk, Sumy dhe Kharkiv, ku ka pasur luftime të ashpra që kur Rusia pushtoi Ukrainën dy muaj më parë.
Më vete, Roman Starovoyt, guvernatori i provincës Kursk të Rusisë, e cila gjithashtu kufizohet me Ukrainën, tha se shpërthime ishin dëgjuar në qytetin Kursk herët të mërkurën, të cilat me shumë gjasa ishin zhurmat e të shtënave të sistemeve të mbrojtjes ajrore.
LEXO TE NGJASHME